Pandemia ndryshoi tregun e shitjes dhe qirave te shtepive | Lajme - News

2020-11-05 1

Vala e pandemisë ka tronditur tregun imobiliar në vend duke sjellë një rënie prej 70% të kontratave të qirave për banesa e biznese. Armand Shkëmbi, administrator i një agjencie imobiliare në Tiranë thotë se ky treg varet shumë nga studentët dhe që gjatë kësaj periudhe mungojnë. Më pak i prekur mbetet tregu i shitjeve.

?Kemi 60 ? 70% me pak qira. Shitja nuk është ndikuar aq shumë. Gjatë muajve qershor ? korrik kemi pasur një rënie 10 apo 20% sesa në këto muaj gjatë vitit që kaloi. Ndoshta sepse ata që do të blejnë një shtëpi do e blejnë pavarësisht pandemisë?.

Luhatje ka pësuar edhe çmimi i qirave për banesat dhe bizneset, me një rënie prej rreth 15 deri 17% .

?Nëse një apartament ka qenë 350 ?uro ka rënë në 300 apo ka qenë 300 ka rënë në 250. Mbi 400 euro është shumë e vështirë të japësh një pronë me qira në Tiranë, flas për banim jo komerciale?.

Sipas tij një periudhë pesimiste e pret këtë sektor edhe në muajt në vijim për shkak të pandemisë, uljes së të ardhurave nga emigrantët, shtimit të ndërtimeve dhe uljes së popullsisë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange